Më 31.05.2022 (e martë) me fillim në orën 15:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në Tetovë, ku u diskutua në detaje gjendja momentale dhe nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret .
Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës pas shqyrtimit të gjendjes momentale solli këto konkluzione:
Të vendoset ekip kujdestari nga NJTKZ –Tetovë dhe SPB për siguri si dhe nga Ndihma e Shpejtë në vendin që u përfshi nga zjarri në 24 orët e ardhshme;
Të angazhohet Inspektoriati Komunal Tetovë që të përgatis raport për gjithë objektet industriale se cilës kategori i takojnë (çfarë elaborate posedojnë) dhe ku i deponojnë mbetjet industriale; Pronarët pas përfundimit të ekspertizës ligjore në afat sa më të shkurtër të bëjnë sanimin e mbeturinave nga zjarri në baze të standardeve ekologjike.
Nga përvojat që kemi patur ditëve të fundit, pra komuna e Tetovës që nga dita e Diel (29 Maj) e deri më sot (31 Maj) ka vënduar në funksion të gjitha resurset si njerzore ashtu edhe matrialo teknike në sanimin e situatës së krijuar si nga vërshimet por edhe nga zjarri, andaj ne kërkojmë zgjerim të kapaciteteve e NJTKZ si nga numri i të punësuarve poashtu edhe mjeteve të nevojshme me të cilët posedon, sepse janë të pamjaftueshme për të mbuluar territorin e 5 komunave përreth, prandaj kërkojmë që të jepet pëlqim për ritjen e numrit të të punësuarve në NJTKZ, si dhe Qeveria të furnizojë NJTKZ me mjetet e nevojshme, me qëllim që në raste të tilla të mund të jenë më efikas dhe produktiv. Gjithashtu kërkojmë që të punësohen edhe puntor të tjerë por të sillen edhe makina adekuate që raste të fatkeqësive tjera të mos kemi probleme në intervenim dhe të parandalojmë tragjedi më të mëdhaja.
Qeveria të ndihmojë në kompenzimin financiar pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara ndaj personave fizik si dhe objekteve shkollore dhe infrastrukturës publike nga moti i lig që kaploi rajonin e Tetovës.
Kërkesë deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kontrollojë dhe konstatojë se a është funksional stacioni matës i cilësisë së ajrit në Tetovë – qasje direkte në të dhënat momentale për cilësinë e ajrit, në të kunderten të sjell aparat mobil për këtë qëllim.
Kërkesë deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të ndihmojë me makineri për pastrim(larje) të rrugëve si dhe mjete për dezinfektimin e të njejtave dhe objekteve të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës thonë se kërkesat që linden si pasojë e Konkluzioneve të mbledhjes së Shtabit të Krizës, nga dita e sotme (e mërkurë) do t’i drejtohen edhe Qeverisë, me qëllim ndërmarrjen e masave në afat sa më të shkurt kohorë./alsat