Saranda Imeri-Stafai: VLEN-i po përballet me trashëgiminë e pushteteve të kaluara, kemi ndryshuar politikën shqiptare

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri-Stafai, ishte e ftuar në emisionin “PodGo”, ku foli për qeverisjen, përvojën e saj në BDI, funksionimin e VLEN-it dhe situatën në Komunën e Gostivarit, prej nga vjen.

Të lidhura

None found

Gjatë intervistës, ajo deklaroi se koalicioni VLEN po përballet me një sërë problemesh të trashëguara, pasi sipas saj, shumë çështje nuk janë trajtuar siç duhet nga qeveritë e mëparshme. Imeri-Stafai tha gjithashtu se është e kënaqur me punën e deritanishme si deputete dhe se, në rast zgjedhjesh, do të përballet hapur me qytetarët.

“VLEN-i po përballet me probleme të trashëguara. Ka shumë çështje që në ligj janë të rregulluara në një mënyrë, ndërsa në praktikë zbatohen ndryshe. Me ardhjen në pushtet të OBRM-PDUKM-së, këto probleme po shfrytëzohen dhe përgjegjësia po bie mbi ne. Në vitin 2020 u distancova nga BDI-ja për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Jam një person i hapur dhe komunikoj me njerëzit. Deri tani jam krenare për punën që kam bërë në Kuvend dhe jashtë tij. Kur bëhet fjalë për shërbimet ndaj qytetarëve, nuk bëj ndasi partiake”, u shpreh ajo.

Duke folur për raportet me OBRM-PDUKM-në, deputetja tha se, pavarësisht fuqisë së kësaj partie, bashkëpunimi mes partnerëve të koalicionit ka qenë i mirë. Ajo shpreson që kjo marrëdhënie të vijojë deri në përfundim të mandatit.

“OBRM-PDUKM-ja është një forcë e fuqishme, por kjo nuk nënkupton se nuk na trajton si partnerë të koalicionit. Deri tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë deri në fund. Gjatë periudhës BDI-OBRM-PDUKM janë miratuar ligje pa u zhvilluar fare konsultime”, deklaroi Saranda Imeri-Stafai.

Për situatën në Komunën e Gostivarit, ajo tha se pushteti lokal ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe ka një nivel të lartë borxhesh.

“Komuna e Gostivarit është në gjendje të rëndë dhe e zhytur në borxhe. Për punë të vogla janë nënshkruar kontrata me vlerë trefish më të lartë. Kohët e fundit po i bëj publike këto kontrata. Problemet janë të shumta”, tha deputetja.

Imeri-Stafai foli edhe për mënyrën e funksionimit të VLEN-it, duke e cilësuar këtë subjekt si një faktor që ka sjellë ndryshim të madh në politikën shqiptare. Në këtë kuadër, ajo përmendi edhe bashkëpunimin mes Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit.

“VLEN-i funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Nëse duhet të kërkojmë një shembull për mënyrën se si duhet të funksionojë ky koalicion, ai është grupi parlamentar. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë komunikim shumë të mirë dhe shpesh i shoh duke bashkëpunuar. Nuk është e domosdoshme që çdo herë të ndjekim modelet e të tjerëve. Me bashkëkryetarët e tij, VLEN-i ka sjellë revolucion në skenën politike shqiptare”, tha ajo.

Sa i përket perspektivës së Maqedonisë së Veriut, deputetja u shpreh se e imagjinon vendin më pranë Bashkimit Evropian pas disa vitesh.

“Maqedonia e Veriut është një shtet problematik. Fillimisht pati çështjen e emrit, ndërsa tani përballet me probleme që lidhen me historinë dhe kishën. Në vitin 2030 e shoh Maqedoninë e Veriut më afër BE-së. Megjithatë, dua që në atë vit ta shoh vendin me institucione të forta, me zhvillim ekonomik dhe me kushte më të mira për të rinjtë tanë”, theksoi Saranda Imeri-Stafai.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombahiks girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio