Përplasje në kuvendin e RMV për gjuhën shqipe/ Debate mes BDI dhe VLEN për dokumentin e gjuhës serbe në Kumanovë

Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në Kumanovë kanë shkaktuar një përplasje të re mes parive në RMV, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicionit VLEN.

Shkëndija e këtij debati ishte reagimi i BDI-së lidhur me një vizitë të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në Institutin e Shëndetit Publik. Partia opozitare pretendon se në këtë institucion ishte vendosur një mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase, duke e konsideruar këtë në shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, kjo është një dëshmi e zbehjes së statusit të gjuhës shqipe, duke theksuar se gjatë qeverisjes së tyre, mbishkrimet atje kanë qenë dygjuhëshe, në përputhje me ligjin.

“Rasti i djeshëm, ku ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase, është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi. Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Përfaqësuesi i VLEN, Afan Elezi, deklaroi se BDI nuk ka ofruar asnjë sqarim lidhur me dokumentin e publikuar, duke shtuar se heshtja e saj ngre pikëpyetje për përgjegjësinë politike në atë vendim.

Sipas tij, mbetet e paqartë pse BDI mbështeti atëherë përdorimin zyrtar të gjuhës serbe në Kumanovë, ndërsa sot kritikon kundërshtarët politikë për çështje që lidhen me përdorimin dhe statusin e gjuhës shqipe.

“Kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumentit që dëshmon se pikërisht BDI-ja, në vitin 2010, kur ishte në kulmin e pushtetit, votoi për futjen e gjuhës serbe në përdorim zyrtar në Komunën e Kumanovës. Deri më tani, BDI nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë fakt. Nuk e mohuan dokumentin. Nuk e mohuan vendimin. Nuk e mohuan votën e tyre. Zgjodhën heshtjen”, tha Elezi.


Shtuar 10.06.2026 16:24

Tags: ,
jojobetcasibomjojobetcasibombetsmoveMadridbetMadridbetbetcio güncelbetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetgrandpashabetgrandpashabet belge numarasıgrandpashabet belge numarasıgrandpashabetgrandpashabetzirvebetJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişkavbetCratosroyalbetcasibomjojobetGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişcasibomjojobet güncel giriş