Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski realizoi takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në takim është shprehur gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke i theksuar mundësitë potenciale për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet politike aktuale në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i riafirmuar përpjekjet për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet, përmes përforcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të përforcuar ndërkombëtar. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të Aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si qëllim i përbashkët strategjik i të dyja vendeve”, informoi Kabineti i presidentit Pendarovski.
Pendarovski uroi Abazoviqin për emërimin në funksionin e ri, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm gjatë përballjes me sfidat dhe qëllimet politike të brendshme dhe të jashtme./tv21