Javorja “Fokus” shkruan se para 3 muajve ka njoftuar se kandidati më serioz për drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) ishte Zare Milloshevski, i cili është emëruar sot nga Qeveria si pasardhës i drejtorit të deritanishëm, Viktor Dimovski.
Sipas javores, Milloshevski konsiderohet njeri i afërt me sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së Mile Zeçeviq, ish-drejtor i shërbimit sekret Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), që në e cila në vitin 2019 u shndërrua në ASK (maq.ANB).
Drejtori i ri i ASK është vëllai i Tome Milloshevskit, ish-ndihmës ministër i departamentit për sigurimin e personave dhe objekteve VIP, ndërsa vëllai i tyre i tretë, Milan Millosevski, dikur ka qenë drejtor i Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup dhe ka kryer funksione të tjera.
Sa i përket Tome Milloshevskit, ai në periudhën e kaluar shpesh herë ka kritikuar publikisht ish-qeverisjen dhe udhëheqjen e LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, ndërsa në të njëjtën kohë ka lavdëruar paraardhësin e tij Branko Crvenkovski./INA