Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë objekt i asnjë gjykimi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar

Procesi gjyqësor në Hagë kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është komentuar nga Bekim Sali, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Sali ka nënvizuar se liria e një populli nuk mund të jetë objekt gjykimi dhe e ka përshkruar UÇK-në si një prej simboleve të rezistencës dhe çlirimit të Kosovës.

Duke kujtuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe viktimat civile të fushatës së spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit, Sali ka shkruar: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mbetet përgjithmonë krenaria e kombit shqiptar”.

Ai ka shprehur pritjen që drejtësia në Hagë të japë një vlerësim që, sipas tij, “do të dallojë qartë agresorin nga viktima”.

“Sepse barazimi i agresorit me viktimën do të ishte vrasje e dytë e viktimës”, ka deklaruar Sali, duke përcjellë në fund mesazhin: “Liria ka emër!”


Shtuar 16.09.2026 10:24

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel