Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dhënë një deklaratë në lidhje me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë për t’i konsideruar persona të padëshiruar Valon Belën dhe Bekir Halimin.
Të lidhura
None found
Gjatë një interviste në emisionin “Click”, Ahmeti u shpreh se autoritetet shqiptare nuk do të kishin vepruar pa pasur prova konkrete në dorë.
“Unë besoj se shërbimet e sigurisë në Shqipëri nuk marrin masa pa patur argumente të forta. Nëse ka paqartësi, kjo duhet të sqarohet direkt me ta, por kam bindjen e plotë se shteti shqiptar nuk i bie në qafë qytetarëve të tij,” theksoi ai.
