Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale: Ju duhen vetëm dy ushqime

Të gjithë i duam dhëmbët e bardhë të shndritshëm.

Dhe shumë, për të ruajtur bardhësinë e vazhdueshme, përveç larjes së rregullt, shpesh vizitojnë dentistin.

Zbardhja e dhëmbëve është një teknikë mjaft e njohur, por smalti i dhëmbëve dëmtohet gjatë çdo trajtimi.

A keni provuar ndonjëherë të aplikoni ndonjë nga metodat natyrale të zbardhjes? Nëse nuk e keni bërë, tani është koha e duhur për një eksperiment të vogël, veçanërisht sepse, për shkak të situatës aktuale, nuk rekomandohet të shkoni te dentisti, përveç nëse është diçka urgjente, shkruan albeu.com.

Shumë thonë se kjo metodë krejtësisht natyrale funksionon. Gjithçka që ju nevojitet është rozmarinë e freskët dhe nenexhik. I vendosim në ujë të nxehtë, i ziejmë dhe i lemë të qëndrojnë. Pasi çaji të jetë ftohur, kullojeni dhe shpëlajeni gojën me të. Përsëriteni procesin.

Përveç zbardhjes së dhëmbëve, duhet të eliminojë edhe erën e keqe të gojës, nëse keni problem me të. /albeu.com/