Suraj Chavan është kthyer në një personazh të njohur në Indi, ku përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë cilësuar si “Justin Bieberin e Indisë”. 30-vjeçari nuk është këngëtar, por ngjashmëria e stilit të flokëve me pamjen e yllit kanadez në vitet e para të karrierës ka bërë që të marrë këtë nofkë.
Të lidhura
None found
Emri i tij nisi të përhapej përmes videove spontane në internet, ku shfaqej në sfida, reagime të ekzagjeruara dhe materiale humoristike. Aktualisht, Suraj ndiqet nga miliona njerëz në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Një shtysë të madhe në karrierën e tij i dha pjesëmarrja në sezonin e pestë të Bigg Boss Marathi, versioni indian i formatit “Big Brother”, të cilin ai edhe e fitoi.
Pas përvojës së suksesshme në televizion, Chavan u angazhua edhe në kinematografi. Paraqitja e tij më e fundit në ekran ishte në filmin romantik “Zapuk Zupuk” (2025).

Suraj ka lindur në Maharashtra dhe është rritur në qytetin e vogël Modhave, në Baramati. Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, pasi mbeti jetim në moshë të re dhe iu desh të kujdesej për pesë motrat e tij, transmeton Klankosova.tv.
