Njollat në fytyrë janë një problem dermatologjik që mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, me më të zakonshmet është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit.
Lëkura e fytyrës është ndoshta pjesa e vetme e trupit që ekspozohet vazhdimisht ndaj rrezeve të diellit. Në këtë sulm që lëkura merr çdo ditë, trupi përgjigjet me më shumë prodhim të melaninës.
Melanina është substanca që i jep ngjyrë lëkurës sonë. Edhe pse prodhimi i melaninës është një reagim i shëndetshëm i trupit, ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme. Njëra prej tyre janë njollat në fytyrë.
Disa shkaqe të tjera të njollave në fytyrë janë çrregullimet hormonale, trashëgimia dhe mosha.
Le të zbulojmë se çfarë mund të bëjmë për të hequr qafe njollat e bezdisshme ngjyrë kafe që shfaqen në lëkurën tonë.
Parandalimi është trajtimi më i mirë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm me ekspozimin e tepërt në diell.
Parandalimi bazohet në mbrojtjen nga dielli. Të mbajmë kapele dhe të përdorim krem kundër diellit për të mbrojtur lëkurën./albeu.com