Si kjo mace shpëtoi 42-vjeçaren nga ataku në zemër

Më 8 gusht, rreth orës 4:30 të mëngjesit, 42 -vjeçarja, Sam Felstead, pësoi një atak në zemër në gjumë .

Si me instinkt, në atë moment macja e saj 7-vjeçare, Billy, e zgjoi duke i kërcyer në gjoks dhe duke mjaullirë me zë të lartë. “Ajo është shumë inteligjent. Ajo nuk u largua nga unë për asnjë minutë ”, thotë sot Sam, e cila në një farë mënyre ia ka borxh jetën kafshës së saj.

“Kur më zuri gjumi, u ndjeva mirë. Në fakt, edhe qentë i kisha nxjerrë në shëtitje, nuk u sëmura dhe nuk u lëndova askund”, kujton Sam. Megjithatë, kur macja e saj e zgjoi, ajo kuptoi se ishte në një karrige dhe nuk mund të lëvizte.

Ajo e kuptoi menjëherë se kishte nevojë për ndihmë dhe lajmëroi nënën e saj, e cila nxitoi ta çonte në spital. “Mjekët thanë se bëra shumë mirë që shkova në spital në kohë.”

Kujdestarja e maceve, Lucy Hoile beson se ndërhyrja e maces nuk ishte rastësi. Ajo beson se disa ndryshime që ajo vuri re te pronarja e saj, si djersitja, lëvizjet e çuditshme ose tingujt, e shtynë atë të merrte masa.


Shtuar 3.09.2022 13:25