Zgjoheni të lodhur dhe pa dëshirë për të filluar ditën? Mësoni 3 shkaqet kryesore

Lëvizja e shumtë gjatë natës

Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundët të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye. Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve. Egzistojnë disa simptoma të këmbëve që lëvizin edhe kur ju jeni duke pushuar. Për këtë arsye ju do të zgjoheni të lodhur çdo mëngjes pasi trupi juaj ka harxhuar energji edhe gjatë natës.

Zgjoheni me gojë shumë të thatë apo frymë të keqe

Këto janë dy simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me frymëmarrjen dhe gërhitjen që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve respiratore. Prekin një numër të madh njerzish duke ju prishur cilësinë e gjumit për shkak të mungesës së frymëmarrjes. Kur rrugët respiratore janë të zëna keni tendencën të flini me gojën hapur që mund të ndikojë edhe në tharjen e saj.

Shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës

Këto simptoma janë një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës. Sipas National Sleep Foundation të cilit i referohet, 3 në 5 të rritur vuajnë nga mungesa e gjumit. Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë. Normalisht trupi është i dizejnuar për të mbajtur fshikzën nën kontroll, por gjatë viteve arrin t’a humbasë këtë kontroll. Kjo shkakton rënie të hormoneve antidurike që janë përgjegjëse për funksionimin e traktit urinar.


Shtuar 10.05.2021 08:24