Pse po shihni më shumë ëndrra kohët e fundit?

Keni ëndrra të çuditshme ose po shihni shumë ëndrra kohët e fundit gjatë gjumit? Sigurisht që nuk jeni vetëm. Por, çfarë i shkakton dhe si mund të bëni një gjumë më të qetë?

Ëndrrat tuaja mund të jenë të shumta dhe të duken shumë të vërteta për arsye të ndryshme, përfshirë stilin e jetesës, një ndërprerje në aktivitet normale të përditshme, në rutinën e stërvitjes, zakonet e të ngrënit dhe modelin e gjumit.

Nivelet e rritura të stresit ose ankthit – veçanërisht me ciklin e vazhdueshëm të lajmeve për Covid, apo lajme dhe ngjarje të tjera të rëndësishme në jetën tuaj, mund të bëjnë që truri t’ju “mbajë vigjilent”, duke e bërë të vështirë të flini, ose duke bërë që të keni një gjumë me ëndrra intensive.

Cila është shkenca pas ëndrrave?

Ato ndodhin gjatë cikleve REM të gjumit, dhe sa më shumë gjumë REM të flini brenda një nate, aq më shumë ëndrra do të përjetoni zakonisht. Ndërsa nata juaj e gjumit përparon, ciklet tuaja REM bëhen më të gjata, kjo është arsyeja pse shumica e ëndrrave tuaja ndodhin gjatë pjesës së fundit të natës.

Shumica e njerëzve ëndërrojnë për rreth 2 orë çdo natë, por jo të gjithë i mbajnë mend ëndrrat e tyre. Dhe ndërsa ne nuk e dimë saktësisht se çfarë i shkakton ëndrrat, e dimë se sasia e duhur e gjumit cilësor është thelbësore për trupin dhe ndikon në gjithçka nga truri dhe zemra deri tek sistemi juaj imunitar dhe gjendja shpirtërore. Hulumtimet tregojnë se sapo stresori kryesor të eliminohet, shumica e njerëzve kthehen lehtë në një rutinë dhe flenë normalisht. Ndërkohë, ka disa gjëra që mund të bëni për të pushuar më mirë gjatë natës:

– Kini parasysh çfarë hani dhe pini gjatë ditës. Shumë kafeinë apo alkool para gjumit, me siguri do t’jua prishë natën.

– Mbani një orar të rregull dhe të njëjtë/të ngjashëm fjetje/zgjimi.

– Shmangni aktivitetet si puna, të parit televizor etj në shtrat. Kjo do ta ndihmojë trurin të pushojë më mirë.

– Krijoni një rutinë para gjumit për të qetësuar dhe ndihmuar trurin tuaj të relaksohet.

– Provoni të lexoni një libër për t’ju ??ndihmuar të bini në gjumë.

– Nëse po përjetoni stres ose ankth, flisni me një mjek specialist.


Shtuar 30.09.2021 15:59