Përfitimet e stërvitjes për shëndetin tonë janë provuar prej kohësh. Kohët e fundit, ka pasur një prirje në rritje në komunitetin e mirëqenies dhe shëndetit që nxjerr në pah përfitimet e shumta shëndetësore të ecjes pas çdo vakti.
Konkretisht, dr. Dom D’Agostino, një profesor i asociuar në Universitetin e Floridës së Jugut, i njohur gjithashtu për dietën e tij Keto, thotë se një shëtitje e qetë pas një vakti do të sjellë përfitime në trupin tuaj.
Kjo ndodh sepse, jo vetëm që do të lehtësojë tretjen, por gjithashtu do të përmirësojë menaxhimin e sheqerit, duke parandaluar luhatjet e papritura të glukozës në gjak.
“10 minuta ecje të qetë është pikërisht ajo që ju nevojitet pas ngrënies, veçanërisht kur bëhet fjalë për darken”. Shmangni ekzagjerimet, sepse nuk kemi nevojë për shumë përpjekje dhe ushtrime intensive, të cilat do të sjellin lodhje në trup” thotë D’Agostino.
Në fakt, në një studim të 78 të rriturve, atyre iu kërkua të ulen për 5 ose 35 minuta pas ngrënies dhe rezultati ishte pothuajse i pritshëm. Nivelet e sheqerit në gjak nuk ndryshuan dhe procesi i tretjes u vonua ndjeshëm. Rezulton, pra, se ecja pas ngrënies është mjaft e dobishme për balancimin e glukozës në gjak./albeu.com