Metoda e lashtë japoneze thotë se çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore (FOTO LAJM)

Arti i lashtë japonez i Jin Shin Jyutsu beson se çdo fillim problemi në trupin e njeriut i ka rrënjët tek tensioni. Dhe sipas kësaj teorie, mënyra më e mirë për të ekuilibruar tensionin është duke çliruar energjinë e bllokuar përmes një masazhi në dorë.

Ata besonin se çdo gisht është i lidhur me një organ dhe emocion të caktuar, prandaj gjithçka duhet të bëjmë është të masazhojmë lehtësisht gishtat për t’u çliruar nga një dhimbje apo problem i caktuar.

1. Çfarë nënkuptojnë 5 gishtat?
Metoda e lashtë japoneze thotë se çdo problem në trup
I madhi: Thuhet se është i lidhur me stomakun dhe mund të ndihmojë me sistemin tretës dhe dhimbjet e kokës.
Treguesi: Sipas metodës japonenze, përfaqëson veshkat. Masazhimi i tij ndihmon me dhimbjen e shpinësm por gjithashtu me atë të dhëmballëve, frikërat, apo pjesën e shpatullave lart.
Gishti i mesit: Lidhet me mëlçinë dhe na ndihmon me lodhjen, kollën e thatë dhe problemet me sytë. Gjithashtu mund të ndikojë në stabilizimin e inatit tonë, apo problemeve me paqëndrueshmërinë.
Gishti i unazës: Eshtë i lidhur me mëlçinë dhe zorrën e trashë. Na ndihmon me frymëmarrjet e thella, mërzitjen dhe energjinë negative.
Gishti i vogël: Lidhet me zemrën dhe masazhimi i tij mund t’ju qetësojë nervat në momente stresi. Gjithashtu ju ndihmon me pasiguri dhe konfuzion.


Shtuar 17.11.2021 11:55