Një studim i ri ka treguar se rreziku i demencës rritet me 30 përqind nëse flini gjashtë orë ose më pak. Studimi i botuar në revistën Nature Communications, ku morën pjesë 8 mijë njerëz, përcaktoi se ata që flinin për gjashtë orë ose më pak në moshën 50-60 vjeç kishin një rrezik më të lartë të demencës në krahasim me ata që flinin më shumë orë.
Studimi gjithashtu tregoi se rritja e rrezikut të demencës ishte e pavarur nga faktorët sociodemografik, të sjelljes, kardiometabolike dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin. “Gjumi është i rëndësishëm për funksionin normal të trurit dhe gjithashtu mendohet të jetë i rëndësishëm për pastrimin e proteinave toksike që grumbullohen nga truri”, tha studiuesja Tara Spiers-Jones.
Megjithatë sipas saj, këto rezultate nuk vërtetojnë përfundimisht se më pak gjumë çon në demencë. Studime të tjera kanë treguar se aktiviteti fizik mund të përmirësojë në mënyrë dramatike simptomat që lidhen me demencën në grupmoshat e moshuara. Stërvitja ndihmon në funksionin e përgjithshëm njohës, ekuilibrin ndërsa ul simptomat që lidhen me depresionin klinik.