4 gjërat për të cilat nuk duhet të keni turp ta pyesni gjinekologun

Përse periudha ime menstruale është kaq e tmerrshme?
Nëse keni fluks të madh menstruacionesh ose dhembje të padurueshme, duhet t’ia thoni gjinekologut. Ai mund të jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’ju lehtësuar ose mund të identifikojë ndonjë problem shëndetësor.

A duhet të bëj një vaksinë HPV (Human Papilloma Vius)?
Sëmundjet e shkaktuara nga virusi papiloma janë mëse të zakonshme dhe në raste të rënda, mund të shkaktojnë edhe kancer të qafës së mitrës.

A është ky një infeksion mykotik?
Nëse keni pasur më parë një infeksion myku, e dini mirë se për çfarë bëhet fjalë. Por nëse nuk e keni një eksperiencë të tillë, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Pse mbaj erë të çuditshme?
Kjo është një nga temat më të sikletshme në takimet me gjinekologun, por është diçka për të cilën duhet të pyesni. Ushqime të caktuara ose cikli menstrual mund të shkaktojnë ndryshime të erës në zonën intime, por mund të bëhet fjalë edhe për një infeksion, veçanërisht nëse keni ndryshime në sekrecione apo kruarje.


Shtuar 6.04.2021 12:59