Rregullat e takimeve të para që janë thjesht toksike

1.

“Rregulli i tre-ditëshit. Nëse ju kaluat mirë dhe ju pëlqeu, pse duhet të prisni 3 ditë për t’i folur sërish?”

2.

“Të qëndrosh deri në fund të takimit edhe nëse s’po të pëlqen. Pse? Duhet ta nxirrni veten nga këto situata nëse s’ndiheni mirë.”

3.

“Fakti që këmbëngulin të mësojnë adresën time duke më shoqëruar deri në shtëpi pas takimit. Unë s’dua që në herën e parë, ai të mësojë ku banoj.”

4.

“Ideja që duhet të dal me të sepse është “djalë i mirë”. Nëse s’je e interesuar, nuk je dhe pikë dhe është e padrejtë me veten fakti që detyrohesh të dalësh.”

5.

“Kur kalon masa e të bërit rolin e të vështirës. Eshtë shumë tokstike dhe strategji e lodhshme. Gjërat janë më të thjeshta se kaq.”

6.

“Fakti që duan të jenë djemtë ata që bëjnë hapin e parë. Pse? Hiqjani burrave këtë lloj presioni.”

7.

“Nëse po ‘përpiqesh’ të analizosh dikë në takim të parë, ke dështuar që tani.”

8.

“Fakti që nuk flitet për gjëra të rëndësishme në takimin e parë. Pse?! Duhet patjetër të humbasim kohë me budallallëqe?”

9.

“Kostot e takimit duhen ndarë në gjysmë. Eshtë më e drejtë për të dyja palët.”

10.

“T’i kërkosh dikujt për të dalë pa i ditur as emrin. Je i sigurt që po kërkon të njohësh dikë?”

11.

“A ka mundësi t’i thoni dikujt thjesht që s’jeni të interesuar? Jeni të rritur dhe s’mund të lini përgjithmonë dikë të presë një shenjë tuajën.”


Shtuar 14.12.2021 11:13