Pa bisturi dhe injeksione, si të bëni “lifting” natyral të lëkurës

A mund të “luftojmë” vitet për të pasur një lëkurë rinore e të freskët?

Nëse ndjekim një stil jetese të shëndetshëm dhe nëse tregohemi sistematikë në kujdesin me kremra, serume etj, atëherë përgjigjja është po.

Ekziston një mënyrë për ta tërhequr fytyrën pa kirurgji, apo pa shtuar asnjë lëndë të huaj nën lëkurë. A e dini se muskujt e fytyrës mund të stërviten, po ashtu si ata të trupit?

“Bërja e ushtrimeve të fytyrës çdo ditë për 15/30 minuta, stimulojnë morfologjinë e fytyrës”, – thotë Dr.Hakimova, specialiste e kësaj fushe. Cilat janë ushtrimet ideale për ata që duan të luftojnë/minimizojnë rrudhat në zonën përreth syve?

Për të pasur lëkurë të freskët, elastike dhe të bukur, duhet të ktheni në zakone rutinore këto veprime: çdo mëngjes shpëlani fytyrën tuaj me ujin e ftohtë të çezmës dhe aplikoni një maskë rigjeneruese. Pas 15-20 minutash, kur maska të jetë pak e lagur, masazhoheni në fytyrë, qafë dhe dekolte për të mundësuar që përbërësit aktivë të depërtojnë më mirë, të detoksifikojnë dhe stimulojnë mikrokirulacionin.

Pastaj do të aplikoni tonik, serum dhe krem. Bëjeni këtë çdo ditë! Më pas kushtojini 15 deri në 30 minuta gjimnastikë fytyrës në veçanti në zonat që kundërveprojnë me faktorin moshë. Pjesa e ballit, zona poshtë syve, etj.

Bllokoni qepallat e hapura me gishta, duke mbajtur gishtin e madh në pjesën e sipërme dhe gishtin tjetër në pjesën e poshtme. Pastaj lëvizini ato në mënyrë rrethore. Do të ndjeni një tension të vogël në të gjithë zonën e syve. Pas 30 sekondave hapini qepallat dhe ky doemos që është një nga ushtrimet më efikase që të famshmit në botë e praktikojnë thuajse çdo ditë të jetës së tyre.

Shtuar 21.06.2022 14:46