Ankthi mund të ndikojë në cilësinë e jetës dhe ndjenja e frikës dhe e shqetësimit të vazhdueshëm mund t’ju bëjë të shmangni situata të caktuara dhe të filloni zakone jo të shëndetshme. Nutricionistët dhe psikologët besojnë se në përmirësimin apo përkeqësimin e gjendjes së ankthit mund të ndikohet edhe nga zgjedhja e ushqimit.
Uma Naido, psikiatre dhe eksperte e të ushqyerit, shpjegon se cilat ushqime duhet të shmangni sepse ato mund të rrisin më tej simptomat e ankthit:
Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e paketuara që gjejmë në raftet e dyqaneve me lista të gjata të përbërësve dhe data të skadencës zakonisht janë të ngarkuara me aditivë të përpunuar si sheqeri dhe acidet yndyrore omega-6. Kur konsumohen me tepricë, këta përbërës ushqejnë mikrobet e këqija në zorrë dhe përkeqësojnë inflamacionin me kalimin e kohës, duke çuar në stres. Këto ushqime janë gjithashtu pa vitamina, minerale dhe fibra që stimulojnë trurin.
Një zgjedhje më e mirë është që së pari të synoni ushqime të plota me lëndë ushqyese, të tilla si perime të freskëta ose të ngrira dhe proteina të pastra. Rekomandohen gjithashtu fasulet, thjerrëzat, bishtajoret e tjera, salmoni, ose midhjet dhe qiqrat.
Sheqernat e rafinuar
A e dini se sot ekzistojnë rreth 262 emra të tjerë për sheqernat e fshehura në produktet ushqimore? Nëse mendoni se mund t’i gjeni në ëmbëlsira, pasta të ndryshme dhe cokollata e keni gabim. Mos mendoni vetëm për sheqerin në ketchup ose salcat e makaronave. Sheqernat mund të gjenden edhe në produkte më të kripura si patate të skuqura. Shija e këtyre ushqimeve do të kënaqë përkohësisht oreksin tuaj, por mund të ndikojë negativisht në zorrët dhe trurin tuaj. Meqenëse sheqeri është një substancë që krijon varësi, sa më pak të hamë, aq më pak do ta dëshirojmë atë.
Vajrat industriale
Industrializimi i industrisë ushqimore çoi në zhvillimin e vajrave shumë të përpunuara dhe të lira. Këto vajra zakonisht prodhohen nga nënproduktet e kulturave më të zakonshme në sistem (si misri, farat e rrushit, soja, luledielli dhe palma). Këto vajra bëhen të pasura me acide yndyrore omega-6 dhe pa omega-3. Acidet yndyrore omega-6 të tepërta në dietë kontribuojnë në një tepricë të molekulave inflamatore në të gjithë trupin, veçanërisht në zorrë dhe tru. Shmangni këto vajra duke reduktuar marrjen e ushqimeve të paketuara dhe ushqimeve të shpejta. Për gatimin në shtëpi, zgjidhni alternativa më të shëndetshme si vaji i ullirit dhe vaji i avokados.
Alkooli
Ndërsa alkooli mund ta përkeqësojë ankthin, ai nuk ka të njëjtin efekt te të gjithë. Nëse konsumoni alkool, bëjeni këtë me moderim dhe përdorni inteligjencën e trupit për t’i kushtuar vëmendje mënyrës sesi alkooli ju bën të ndiheni. Nëse ndiheni nervoz ose të shqetësuar kur pini, atëherë alkooli nuk është për ju. Dhe mbani në mend se alkooli ka efekte të tjera negative në shëndetin tuaj fizik.
Kafeina
Kafeja mund ta përkeqësojë ankthin, por nuk i prek të gjithë në të njëjtën mënyrë. Kushtojini vëmendje nivelit të stresit pasi keni pirë kafe. Nëse simptoma të tilla si aritmia dhe stresi i shtuar shfaqen pas pirjes së kafesë, zvogëloni marrjen e kafeinës. Mund të kaloni në alternativa energjike që nuk do të rrisin simptomat e ankthit, të tilla si lëngjet dhe disa lloje çaji.