Frutat konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ato janë kryesisht të ëmbla, me vlera ushqimore dhe kërkojnë shumë pak kohë për t’u përgatitur. Disa prej tyre konsiderohen si super ushqim dhe janë:
Mollët: Mollët janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë të shumtë. Shërbejnë si një ushqim i përsosur midis vakteve nëse ndiheni të uritur. Jo më kot, një mollë në ditë, mban doktorin larg!
Avokadot: Avokadot janë ndryshe nga shumica e frutave sepse përmbajnë yndyrna të shëndetshme në vend të karbohidrateve. Janë të pasura me fibra, kalium dhe vitaminë C.
Bananet: Bananet janë një nga ushqimet më të pasura në botë përsa i përket kaliumit. Gjithashtu përmbajnë vitaminë B6 dhe fibra.
Boronicat: Boronicat janë të pasura me antioksidantë.Portokallet: Portokallet njihen për faktin që përmbajnë vitaminë C, por kanë edhe fibra dhe antioksidantë.
Luleshtrydhet: Luleshtrydhet janë shumë ushqyese dhe kanë pak kalori. Gjithashtu përmbajnë vitaminë C, fibra dhe mangan.
Fruta të tjera të shëndetshme: Qershi, rrush, shegë, kivi, mango, pjepër, pjeshkë, dardhë, shalqi, ananas, mjedër dhe kumbulla.