Dita e të dashuruarëve po vjen! Kështu që nëse akoma nuk keni menduar se çfarë dhurate të bëni për të dashurën tuaj, ne kemi menduar për ju. Ky artikull është vetëm për djemtë. Nëse idetë e juaja janë 0, hidhini një sy këtij artikulli ku do të gjeni një shumëllojshmëri idesh për dhurata.
1- Ju mund të shkruani një libër për personin tuaj të zemres, ku mund të përfshini historinë e njohjes suaj, çfarë ju pëlqeu te ajo, dhe disa nga arsyet pse e dashuroni kaq shumë të dashurën tuaj.
2- Duke dhe mos harxhuar shumë, ju mund të blini diçka simbolike për të. Një palë vathë me detajin zemër, të shkëlqejë jo vetëm Natën e Valentinit por dhe më gjatë.
3-Nëse jeni duke u përpjekur për lot gëzimi, një batanije me shënime dashurie e shkruar me dorë ju garanton të paktën tre të qara të mira.
4-Nëse e dashura juaj ka harruar sesa e bukur është, një arush duke shprehur fjalë për fjalë bukurinë e saj do të ishte perfekt.
5- Merrni inicialet e saj, inicialet tuaja ose të dyja. Sido që të jetë, kjo dhuratë është funksionale dhe e shumë e ëmbël.
6- Një libër me çdo moment tuajin, fotografitë, bisedat e shkruara e kështu me rradhë. Emocionuese apo jo?
7- Me siguri lista e saj e prioriteteve është një mace dhe ti. Dhuroji të parën.
8- Ok, sa romantike do të ishte të zgjonit të dashurën tuaj me mini waffle në formë zemre më 14 shkurt?
9- Mos harroni kryesoren, një buqetë me tulipana për të dashurën tuaj. C’mon kush nuk do e donte një tufë të tillë?