Ja çfarë thotë ky studim për njerëzit që pëlqejnë të kërcejnë

Njerëzit që dinë si të kërcejnë janë përgjithësisht më të këndshëm dhe të hapur se ata që janë statikë, sipas një analize të institutit kërkimor gjerman Max Planck, i cili ndoqi kërcimtarë profesionistë dhe amatorë në Gjermani dhe Suedi.

Kërcimtarët janë gjithashtu më pak neurotikë se të tjerët, por po ashtu janë edhe muzikantët që nuk janë shumë të mirë në kërcim, sipas një studimi në revistën shkencore Personality and Individual Differences.

“Si kërcimtarët dhe këngëtarët tregojnë një nivel të lartë ekstroversioni në personalitetin e tyre, që mund të jetë për faktin se trupi i tyre është mjet shprehjeje kur kërcejnë dhe këndojnë, dhe kjo është një situatë shumë e ekspozuar shoqërore, më shumë sesa të shprehësh veten nëpërmjet një instrumenti”, thotë autori kryesor i studimeve nga Julia F. Christensen.

Studimi gjeti gjithashtu prova të dallimeve të personalitetit midis kërcimtarëve të stileve të ndryshme. Për shembull, kërcimtarët ‘swing’ janë më pak neurotikë se kërcimtarët latinë. Por ndryshimet e personalitetit në stile të ndryshme kërcimi duhet ende të hulumtohen, thonë studiuesit.

Menaxherët e shkollave të vallëzimit, një grup i veçantë njerëzish që janë edhe sipërmarrës edhe kërcimtarë, në përgjithësi janë më të hapur dhe më të këndshëm dhe më pak neurotikë se kërcimtarët dhe jo kërcimtarët”, përfundoi ekipi hulumtues.


Shtuar 4.07.2024 16:53