Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Rama nënvizoi se ka respektuar gjithnjë pavarësinë institucionale të Kosovës dhe se nuk ka pasur kurrë synim të përzihet në zhvillimet e brendshme politike të saj. Ai solli në kujtesë edhe një periudhë kur kishte ndihmuar në krijimin e dialogut mes faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se nisma kishte ardhur prej vetë palëve.
Të lidhura
None found
Kreu i qeverisë u ndal po ashtu te lidhja e tij me Ali Ahmetin, për të cilin pranoi se ka miqësi, por mohoi kategorikisht çdo akuzë për ndërhyrje në fushata zgjedhore.
Në lidhje me Albin Kurtin, Rama tha se, ndonëse kanë qasje të ndryshme, ata ndajnë të njëjtat synime strategjike.
“Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka instuticionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjelkë vetëm dëme. Në bashkëpunim me Maqëdoninë kemi pasur një tryeze nuk e kujtoj vitini, unë kam lehtësuar takimin mes tyre. Nuk ishte e lehtë, të uleshin në tryezë, por ishte kërkesë e tyre nuk ishte nxitja ime. Kur kanë ardhur nuk rrinin dot në një salle me njëri-tjetrin.
Unë kam një miqësi që nuk e mohoj me Ali Ahmetin, po askush nuk thotë dot me fakte që unë të kem hyrë në fushatë, larg qoftë. Kam qenë gjithmone respektues.
Ndërkohë Kosova nuk varet nga Shqipëria, unë Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota. Fatmirësisht qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme”, tha Rama.
