Futbollisti i njohur kosovar Viktor Kuka ishte i ftuari i radhës në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, ku solli rrëfime nga karriera e tij e gjatë në futbollin kosovar, duke ndarë kujtime të veçanta dhe sfidat që e kanë shoqëruar gjatë viteve. Ky episod është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, mes shumë ngjarjeve që veçoi, Kuka u ndal edhe te atmosfera që kishin krijuar tifozët e Dritës, “Intelektualët”, në ndeshjen vendimtare për titull kundër Prishtinës, në kohën kur ai ishte pjesë e skuadrës nga Gjilani.
“Hala e mbaj mend që ka ndodhë se ne kemi qenë në hotël duke ndejtur në Karagaqn nëse nuk gaboj në Pejë, edhe ajo është si në mes të malit, ka shumë pemë aty”.
Sipas Kukës, shumica e “Intelektualëve” kishin mbërritur qysh një natë më parë dhe kishin qëndruar në park vetëm që ta shihnin ekipin. “Edhe shumica e ‘Intelektualëve’ kanë ardhur një natë më herët. Domethënë kanë fjetur në park vetëm për të na parë”.
Ai tregoi se, kur futbollistët ishin zgjuar në mëngjes për ta zhvilluar “footing” para ndeshjes, kishin parë të gjithë tifozët pranë tyre duke i përkrahur dhe duke u dhënë mbështetje. “Kur jemi zgjuar në mëngjes, thirret ‘footing’ me bo para ndeshjes, i kemi parë tifozët të gjithë duke na përkrahur, duke na mbështetur”.
Kuka tha gjithashtu se kishte pasur padrejtësi, pasi jo të gjithë tifozët ishin lejuar të futeshin në stadium, por vetëm 200 prej tyre. “Edhe pse ka qenë pak padrejtësi sepse nuk i kanë lejuar të futen të gjithë, i kanë lejuar vetëm 200 prej tyre”, ka rrëfyer mes tjerash Kuka.
Episodin e plotë me Viktor Kukën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//
