Është verë dhe askush nuk do ta ngarkojë më shumë veshjen duke i shtuar edhe reçipeta. Nëse dhe ju po kërkoni një arsye më shumë për t’i lënë në shtëpi, ja tek është. Më poshtë gjeni gjithë idetë që ju duhen. Fillojmë?
Është verë dhe askush nuk do ta ngarkojë më shumë veshjen duke i shtuar edhe reçipeta. Nëse dhe ju po kërkoni një arsye më shumë për t’i lënë në shtëpi, ja tek është. Më poshtë gjeni gjithë idetë që ju duhen. Fillojmë?
Shtuar më 2.07.2021 13:25
#1 Një kanatjere e zezë që ju ofron mbështetje në zonën e kraharorit është gjithmonë një zgjidhje e mirë.
#2 Stilimi i një këmishe si një crop-trop është gjithashtu një ide e mirë, por sigurohuni që këmisha të mos jetë transparente dhe ju të ndiheni sa më komode.
#3 Fustanet "vintage", por jo vetëm, të këtij sezoni janë një shpëtim për vajzat që nuk i preferojnë reçipetat. Për shembull, ky model nuk do i pranonte reçipetat, edhe nëse ju do donit:
#4 Një tjetër sekret i vogël: Vishini kanatjeret e shkurtra të palestrës, edhe jashtë saj. Ato kanë zakonisht një mbështetje të harkuar në zonën e gjoksit, prandaj do të ndiheni rehat gjatë gjithë ditës!
#5 Nëse gjeni diçka xhins, mos evitoni ta vishini: Qoftë një këmishë e hollë, pantallona xhins me shtat të lartë (të cilat i kombinoni me crop-top *pa reçipeta* etj.
#6 Mos i thoni kurrë jo një busti: Sidomos nëse ka dizajnin me rrudha që ju thekson belin dhe mund ta përshtasni me shumë lloje xhinsesh, pantallonash.
#7 Sa herë keni mundësi, plotësojeni veshjen me aksesorë.
#8 Mbani gjithnjë në garderobë një kanatjere korse alla "Bridgerton". Janë praktikisht reçipeta të vendosura në një kanatjere seksi.
#9 Dizajnet me lule janë shumë të mirë për ta larguar vëmendjen nga mungesa e reçipetave.