I kanë “xhepat e shpuar”, këto janë 3 shenjat e horoskopit që nuk dinë të kursejnë para

Binjakët, Luani dhe Shigjetari janë tre shenjat e horoskopit që bëjnë shpenzime marramendëse në krahasim me shenjat e tjera.

Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

Nëse një Luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një Luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë me çdo kusht. Një Luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.


Shtuar 13.02.2022 11:49