DASHI: Kjo do të jetë një javë e ngarkuar. Keni shpresa se diçka e nisur prej kohësh më në fund do të realizohet. Do të dëshironit të mund të ktheheshit pas në kohë për të marrë një rrugë tjetër ose ndoshta të shmangni gabimet që ju rëndojnë ende sot. Mundohuni të jeni të guximshëm dhe të ndërmerrni rreziqe të tjera. Ktheni faqen dhe mos i kujtoni më ndodhitë e kaluara. Nuk është vonë për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar. Ata që janë në kërkim të një pune duhet të shikojnë për mundësi të reja. Në familje do të jetë e nevojshme t’i jepni forcë njëri-tjetrit.
DEMI: Do të keni këtë javë situata shumë intriguese. Ata që po përballen me sfida fizike, nuk duhet të demoralizohen, por të interesohen për trajtime të tjera. Do të jeni shumë të ngarkuar mes shtëpisë, familjes dhe punës, por përpiquni të bëni sa më shumë. Do të ketë ditë kur me zor do të ngriheni nga shtrati. Mundohuni të mos vonoheni në punë dhe të mos e ndërlikoni jetën tuaj të përditshme duke qëndruar jashtë orarit, përndryshe do të nxisni një spirale negative që do t’ju shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme. Kushtojini vëmendje ndryshimit të stinës, mos u ekspozoni ndaj të ftohtit dhe sigurohuni që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
BINJAKËT: Mund të pësoni këtë sezon rënie të flokëve, por mos u shqetësoni shumë. Gjatë kësaj jave mund të merrni vendimet që i keni vonuar prej kohësh. Mund të ndiheni të çorientuar, veçanërisht përballë një ndryshimi të papritur. Mundohuni të mos dëshpëroheni shumë përballë ngjarjeve të papritura dhe mendoni për zgjidhje, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me paratë dhe punën. Ata që studiojnë do të donin të kishin më shumë mbështetje. Në këtë periudhë keni rënie të energjive dhe të përqendrimit. Merrni pak kohë për të hequr spinën dhe për t’u përqendruar më shumë te familja.
GAFORRJA: Kjo periudhë është e vështirë në planin ekonomik dhe profesional, por ju jeni një shenjë këmbëngulëse dhe me fantazi. Ndoshta në fillim mërziteni, por më pas arrini ta merrni veten. Keni hequr dorë nga shumë gjëra dhe tani nuk dini çfarë të kufizoni më. Për fat këtë javë do të arrini t’i shlyeni detyrimet dhe të gjeni zgjidhje efikase. Vërini vetes një qëllim dhe me siguri do ta realizoni. Mos u dorëzoni dhe kërkoni zgjidhje alternative. Tregojuni të gjithëve nga ç’brumë jeni bërë dhe se mund t’ia dilni mbanë në këto kohë të vështira. Do të forcohet lidhja dhe besimi mes të dashurve e familjarëve. Jepini zgjidhje situatës me partnerin.
LUANI: Me sa duket po kaloni një periudhë të lodhshme dhe kaotike. Vera është praktikisht një kujtim i largët dhe ju po përballeni me sfida në familje, punë dhe në aspektin ekonomik. Mundohuni që ta ulni ritmin. E keni të nevojshme një shkëputje, në mënyrë që të lejoni mendjen të rigjenerohet. Nëse vazhdoni të vraponi pa ndalesë dhe ta kaloni veten në plan të dytë, do të përfundoni duke vuajtur nga stresi dhe dëshpërimi. Në dashuri situata nuk do të jetë gjithmonë rozë dhe priten ditë të vështira dhe me debate. Bëni kujdes në punë dhe kufizoni shpenzimet. Kujdesuni më shumë për fëmijët dhe prindërit!
VIRGJËRESHA: Do të keni këtë javë një gjendje jo të mirë shpirtërore. Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni vështirësi të zgjoheni në mëngjes. Kjo do të çojë në vonesa dhe vërejtje nga eprori. Mos hani në mënyrë të pakontrolluar nga stresi, përndryshe do të shkaktoni një rreth vicioz negativ që vetëm sa do të çojë në probleme të tjera. Dëshironi të ndërroni vendbanim, por ju mungojnë paratë dhe fondet e duhura. Yjet ju ftojnë të ruani qetësinë dhe të jeni më kreativë në gjetjen e zgjidhjeve të reja. Puna me kohë të pjesshme ose nga shtëpia mund të jetë njëfarë zgjidhjeje për ju në aspektin profesional. Vështirësitë do të kalojnë së shpejti, vetëm bëni pak durim.
PESHORJA: Kjo do të jetë një javë kampionësh. Do të arrini rezultate të larta falë faktit që do të keni energji maksimale fizike dhe mendore. Lodhja, vetmia, problemet familjare apo në dashuri, të gjitha këto ju kanë shoqëruar për një kohë të gjatë, por tani mund të ktheni faqen dhe të shikoni të ardhmen me optimizëm. Duhet të tregoheni të sinqertë me një person të shenjës së Gaforres dhe të mos bëni premtime të rreme. Vjeshta në përgjithësi shkakton trishtim, ndaj kujdesuni për veten tuaj. Ushqehuni mirë, pini sa më shumë lëngje, lexoni libra inkurajues, mos qëndroni zgjuar deri vonë dhe bëni shumë aktivitet fizik. Dikush mund t’ju kërkojë këshilla ose të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Paratë do të hyjnë e do të dalin, prandaj bëni kujdes me shpenzimet.
AKREPI: Po bëni një mijë sakrifica për të mbajtur familjen dhe shtëpinë. Ndonjëherë dëshironi të lini gjithçka, por nuk mundeni. Ju pret një javë e qetë dhe në fundjavë do të merrni lajme të reja. Ata që janë në marrëdhënie pune, nuk duhet të dekurajohen nga problemet që do të hasin rrugës. Në këtë periudhë është më mirë të kënaqeni me ato që keni dhe të përfitoni çfarë të mundeni. Dikush në familje do të ketë nevojë për ju. Një zgjidhje origjinale mund t’ju ndihmojë të ulni një pjesë shpenzimeve dhe të kurseni para. Lexoni dhe meditoni më shumë, ushqeni mendjen dhe shpirtin. Ju pret një fundjavë e këndshme për ta kaluar me të dashurit tuaj.
SHIGJETARI: Pas një vere intensive, vjeshta kërkon përqendrimin tuaj maksimal në studim, punë apo në punët e shtëpisë. Edhe ata që janë në pension do të kenë një javë plot tension, sepse një problem duhet zgjidhur. Një anëtar i familjes ose dikush afër jush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, prandaj duhet t’i gjendeni pranë. Përditësohuni me të rejat më të fundit, sepse me sa duket keni mbetur shumë prapa dhe kjo sigurisht nuk është një pikë në favorin tuaj. Kureshtja për gjërat e reja do t’jua mbajë mendjen të freskët. Tetori po e vë në provë të vështirë portofolin tuaj. Për beqarët parashikohen njohje të reja, por duhet të pyesni veten përse ju pëlqen një njeri i caktuar.
BRICJAPI: Ju pret një javë plot tension. Do ta keni të vështirë të rrini në një vend. Dikush ose diçka mund t’ju ushtrojë presion ose t’ju shtyjë në një udhëkryq. Ruani qetësinë dhe mundohuni të mos acaroheni. Në familje mund të keni diskutime, ndoshta për tekat e një fëmije apo kërkesat e partnerit. Numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën, veçanërisht gjatë fundjavës. Nuk duhet të tregoheni të nxituar. Do të takoheni sërish me një person që e njihnit dikur dhe do të vini re se sa shumë ka ndryshuar me kalimin e kohës. Vjeshta është e gjatë, merreni me qetësi.
UJORI: Do të kaloni një javë të vështirë. Fqinjët, të afërmit ose kolegët tuaj mund t’ju shohin të mërzitur dhe të acaruar. Mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje, ndaj përpiquni të nxirrni më të mirën nga një situatë e keqe. Në aspektin e parave pritet që të keni shpenzime të paparashikuara. Në vend që të dekurajoheni dhe të prishni gjithçka, jepini forcë vetes dhe gjeni mënyra origjinale për t’ia dalë mbanë. Pas çdo problemi ka një zgjidhje, lexoni dhe zgjeroni horizontet tuaja. Dashuria në çift do të jetë në qendër të vëmendjes. Disa janë gati të krijojnë familje, ndërsa të tjerë kanë frikë se partneri i tyre po largohet.
PESHQIT: Ju pret një javë e mbarë, e mbushur me mundësi që duhet t’i kapni në ajër. Puna së fundmi ka qenë e paqëndrueshme. Në ditët në vijim do t’ju duhet të përqendroheni më shumë dhe të jeni të disiplinuar. Shmangni qejfet dhe daljet në orët e vona. Kini parasysh, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë. Në një kohë kaq të vështirë është shumë e rëndësishme të përqendroheni vetëm në gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi për ju. Nëse në dashuri gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi, mundohuni të bëni diçka ndryshe ose jepini fund marrëdhënies. Nuk është kurrë vonë për asgjë, qoftë për t’iu rikthyer studimeve, për të ndryshuar punë, për t’i dhënë fund një historie të lodhur dashurie. Vëruni veshin kritikave dhe bëni kujdes me shpenzimet.