Horoskopi javor, Paolo Fox: Ditët fundit të shtatorit e gjejnë këtë shenjë në vështirësi për çështje familjare, kush është fatlumi

DASHI: Ngjarjet e fundit do t’ju ​​mbajnë në gatishmëri. Do të ndiheni të shqetësuar për të ardhmen tuaj dhe të familjes suaj. Por në vend që të shikoni të ardhmen me ankth, përpiquni të përqendroheni në të tashmen. Merrni masa konkrete. Në punë do të jepni më të mirën, veçanërisht nëse i druheni ndryshimeve apo pushimit nga puna. Shtoni kualifikimet tuaja dhe mos harroni t’u kushtoni kohë njerëzve që ju interesojnë. Në aspektin e dashurisë duket se nuk keni më atë pasionin e dikurshëm me partnerin, por jepini kohë vetes dhe lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm.

DEMI: Gjatë javës do të ndiheni energjikë, edhe pse në ditë të caktuara do të ndjeni lodhje psikofizike. Keni tendencën ta teproni dhe kjo shpesh rezulton në rraskapitje dhe apati të madhe. Mundohuni të merrni pak kohë për veten tuaj, ndoshta duke iu përkushtuar aktiviteteve stimuluese dhe rigjeneruese. Një libër ose një këshillë e mirë mund të hapë rrugë të reja të paimagjinueshme për ju, ndaj mbani mendjen dhe veshët hapur. Për sa i përket familjes, ata që kanë fëmijë në moshë shkollore do të kenë probleme, por asgjë të pazgjidhshme. Uniteti është forcë, ndaj mos e izoloni veten dhe pranoni ndihmën e atyre që ju duan vërtet. Uljet e fund sezonit do t’ju tundojnë të shpenzoni para.

BINJAKËT: Në familje situata do të jetë paksa e pasigurt, ndoshta për shkak të distancave që i vendosni ju vetë, që mund të jenë fizike dhe mendore. Mos u kapni për gjëra të vogla me partnerin, përndryshe rrezikoni të ziheni dhe të kaloni një javë të rëndë. Probleme me celularin ose kompjuterin, ose makinën tuaj dhe kjo do të thotë shpenzim shtesë parash. Kohët e fundit situata ekonomike po ju shqetëson, duke ju penguar ta bëni gjumin të qetë. Mundohuni të mos acaroheni duke kërkuar zgjidhje të pamundura dhe vendosni shëndetin tuaj në plan të parë. Meditoni dhe ushqehuni shëndetshëm.

GAFORRJA: Kjo javë ju gjen të fokusuar si kurrë më parë. Ata që bëjnë një punë krijuese ose merren me klientë kërkues do të marrin kompensimin e duhur, pasi tani më shumë se kurrë ndihen të frymëzuar. E kundërta ndodh me ata që drejtojnë një biznes, mund të ndjehen të tmerruar për shkak të krizës ekonomike dhe të mendojnë për një mbyllje sezonale. Duke qenë se nuk ju mungon frymëzimi, atëherë jini më kreativë dhe merrni masa origjinale dhe alternative që do t’ju lejojnë të përballoni problemet me lehtësi. Në familje do të keni mbështetjen e një personi të dashur. Nëse doni të shtoni familjen, kjo është periudha më e përshtatshme. Gaforret do të duken mjaft tërheqës në sytë e të tjerëve.

LUANI: Në këtë javë auditimesh dhe bilancesh, do të përballeni me çështjet e punës dhe të familjes. Ata që janë të papunë mund të duhet të fillojnë një punë me një rrogë të pakënaqshme. Në këto kohë të vështira do të jetë më mirë të pranoni gjithçka dhe të bëni durim. Ata që kanë një familje për të mbajtur ose kanë shpenzime të mëdha shëndetësore, mund t’i drejtohen një eksperti për këshilla financiare ose të gjejnë një mënyrë origjinale që u lejon atyre të sigurojnë bukën e gojës. Kush është vetëm do të donte të dashurohej seriozisht dhe të fillonte një bashkëjetesë, por në këtë aspekt mos bëni kompromise.

VIRGJËRESHA: Kjo javë ju gjen në vështirësi për shkak të çështjeve familjare dhe ekonomike. Situata e vështirë ekonomike sa vjen e bëhet më kërcënuese. Mos u pezmatoni para kohe dhe shqyrtojini mundësitë që do t’ju ofrohen. Nëse këto të fundit mungojnë, atëherë kërkojini ju vetë ato. Ata që kanë një familje në ngarkim mund të kenë vështirësi në komunikim ose kanë konflikte që duhen trajtuar me kujdes. Përkushtojuni leximit dhe shkrimit, kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të lehtësuar shpirtërisht. Ata që janë të vetëpunësuar do të kenë të ardhura më të larta.

PESHORJA: Këtë javë do të bënit mirë të merrnit pak kohë për të menduar thellë për të ardhmen tuaj sentimentale. Lidhjet në distancë nuk funksionojnë mirë, pasi njëra palë duket e lodhur nga pritja. Ata që kanë qenë të martuar ose kanë bashkëjetuar për shumë vite, do të dëshironin të rindiznin flakën e dashurisë ose të zgjeronin familjen. Gjithçka mund ta arrini vetëm duke u treguar me të vërtetë të sinqertë me partnerin. Në aspektin profesional nuk pritet që të keni të reja. Si ata që janë në marrëdhënie pune edhe ata që vazhdojnë ende studimet do të donin më shumë stimuj. Për momentin bëni durim dhe merreni jetën si t’ju vijë. Për beqarët parashikohen takime interesante.

AKREPI: Një javë tjetër ju pret dhe shumë sfida do t’ju ​​gjallërojnë ditët. Hera herës shqetësimet e ndryshme do t’jua prishin gjumin e natës. Po prisni që një situatë të zgjidhet, por mos ushtroni presion. Kujdesuni për dietën tuaj dhe bëni sa më shumë lëvizje. Në këto kohë të paqëndrueshme ekonomikisht do të jetë më mirë të mos e përdorni shumë ashensorin dhe të ecni në këmbë. Mund të ndjeni dhembje shpine, të cilat me kalimin e moshës sa vijnë e shtohen. Provoni receta të reja në kuzhinë, që të ndiheni më mirë. Në aspektin financiar bëni kujdes me financat tuaja, ndokujt do t’i duhet të paguajë një hipotekë ose të shkojë në zyrat e shërbimeve publike për të zgjidhur një mosmarrëveshje.

SHIGJETARI: Mbajini sytë hapur në këtë javë të fundit të shtatorit. Dikush mund ta gjejë veten të përfshirë në çështje ligjore, burokratike ose financiare. Nuk është e thënë që të ndodhë medoemos kështu, prandaj mos bëni panik. Ata që kanë fëmijë në moshë shkollore duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje, sepse mund të kenë probleme për të cilat nuk i vënë në dijeni. Jini të dhembshur dhe mendjehapur, veçanërisht nëse kujdeseni për një person të moshuar ose të sëmurë. Do ta keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes. Do t’ju duhet të mësoheni me ndryshimin e stinëve dhe të orës. Shëtitjet e bukura në ajër të pastër dhe leximi do t’jua qetësojnë mendjen dhe trupin. Zgjidheni shoqërinë tuaj dhe shmangini ata njerëz që vetëm vjellin vrer për të tjerët.

BRICJAPI: Java do të fillojë me vrull, por aty nga e premtja do t’ju bjerë hovi, pasi Hëna do të kalojë në Shigjetar. Për fat të mirë, në fundjavë do të keni mundësi të stakoni spinën. Merrni pak kohë për të reflektuar dhe për t’u përtërirë mendërisht dhe fizikisht. Gjatë javës, mund të ndjeni ankth në mbrëmje, për shkak të angazhimeve të ditës së nesërme. Kërkojini ndihmë një specialisti që të mund të rigjeni qetësinë shpirtërore, pasi është vërtet e rëndësishme. Ndokush mund të rinovojë gardërobën, duke zëvendësuar rrobat e verës me ato të vjeshtës. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Me këto temperatura të luhatshme, rreziku për t’u ftohur është më i lartë.

UJORI: Kjo javë do to t’ju gjejë mjaft të ngarkuar. Nuk ju pëlqen të zgjoheni herët në mëngjes, madje, këto ditë me zor do të ngriheni nga shtrati. Ata që kanë në ngarkim familjen dhe shtëpinë do të jenë shumë të lodhur, sepse sigurisht nuk është e lehtë t’u dalësh për zot, veçanërisht nëse keni prindër të moshuar ose fëmijë në moshë shkollore. Ata që jetojnë vetëm duhet të konsumojnë një vakt të mirë të gatuar në shtëpi dhe të vënë shëndetin në radhë të parë. Në fundjavë mundohuni të qetësoheni. Mbrëmjet mund t’i kaloni duke parë një serial të bukur në televizor. Nëse keni një lidhje serioze, nuk duhet ta lini pas dore partnerin.

PESHQIT: Kushdo që është i martuar apo bashkëjeton prej shumë vitesh, mund të ndihet i pashpresë dhe i lënë pas dore nga partneri. Ndjenjat zbehen me kalimin e kohës, por ju ende dëshironi të keni një marrëdhënie të mirë. Mundohuni të hidhni hapin e parë duke investuar më shumë kohë në marrëdhënien tuaj dhe duke bërë ndryshime në jetën tuaj të përditshme. Ata që kanë fëmijë të rritur, të cilët jetojnë larg do të kenë mundësi t’i takojnë së shpejti ose mund të kenë pakënaqësi ndaj tyre. Emocionet nuk do të mungojnë këtë fundvit. Ndërkohë, punoni shumë dhe ëndërroni shumë, mos i vendosni vetes kufij. Kujdes për paratë, mund të ndiheni të tunduar për të bërë blerje të panevojshme, vetëm për shkak të zbritjeve.


Shtuar 26.09.2022 13:17