Nëse deri më dje keni besuar mamanë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma në rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë.
Me poshtë gjeni 3 trajtime natyrale që do ju ndihmojnë në rast se rrezikoni të digjeni:
Aloe Vera: Xheli i Aloe veras është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me xhelin e Aloe veras dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e Aloe veras të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.
Qumësht: Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.