Gripi i shpendëve, eksperti: Si ta provoni nëse veza dhe mishi i pulës janë të infektuar

Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani,ka folur për situatën lidhur me gripin e pulave, pas ngordhjes masive të tyre.

Ai tregoi me detaje se si të kuptojmë nëse veza apo mishi i pulës janë të infektuar dhe simptomat që ka një person i prekur.

“Secili nga ju të çajë një vezë, dhe nëse lëngu i vezës është i ngjitur me të verdhën, pra nuk është i lëngshëm, atëherë kjo është në rregull kjo vezë, por në këtë situatë që jemi, me këtë sëmundje që është tani, asnjë vesh nuk do konsumohet. Në këtë rast duhet t’i lëmë vezët fare,” tha Sinani.

“Nëse infektohemi, kemi lodhje shumë të fortë të organizmit, marrje mendsh, duhet të shkëputemi nga të tjerët dhe të shkojmë të bëjmë analizat. Duke qenë se pelikani ka ndodhur në Greqi, kjo do të thotë që sëmundja po bie si shi, se kjo është më e keqja përhapja mes ajrit,” tha eksperti në Wake Up.