Flokët ngjyrë çokollatë do jenë tendenca e verës 2024

Kujt do i shkonte mendja se ngjyra tendencë e kësaj vere të nxehtë do të ishte cokollata? Edhe pse duket si një ngjyrë vjeshte/dimri, sipas parukierëve kjo ngjyrë do jetë trend këtë verë.

Shembull është Kaia Gerber, e cila është shfaqur me një nuancë më të thellë të brunes në muajt e fundit. Modelja mori pjesë në premierën e “The Bikeriders” në Los Angeles me flokë të përsosur.

Flokët e Gerber-it çokollatë të kujtonin trendin e flokëve të dikurshëm. Look-u u krijua nga stilistja Bryce Scarlett, e cila gjithashtu punon me Margot Robbie.

Ngjyra kafe e pasur, shumëdimensionale me çokollatë është trend këtë vit, me koloristin e famshëm Nicola Clarke duke iu referuar faktit se brunet po bëhen “pak më të guximshme me ngjyrën e tyre”.


Shtuar 24.06.2024 16:11