Psikologia, Jaimie Bloch ka ndarë së fundmi në Instagram zakonet që prindërit praktikojnë për të rritur fëmijë të sigurt. Fëmijët mësojnë duke i parë prindërit e tyre.
“Një nga mënyrat më të fuqishme që mund t’u mësoni atyre të pranojnë veten është ta demonstroni atë me shembullin tuaj. Kur prindërit tregojnë një marrëdhënie të shëndetshme me identitetin e tyre, fëmijët mësojnë se është në rregull të mos jesh perfekt”, shpjegon Bloch në postim.
Një mentalitet fleksibël i ndihmon fëmijët t’i shohin sfidat si mundësi dhe jo si dështime. Bloch thekson se: “Kjo qasje promovon elasticitetin, redukton perfeksionizmin dhe promovon dhembshurinë për veten”.
Krahasimi me të tjerët është një pjesë e natyrshme e rritjes, por krahasimi i vazhdueshëm mund të dëmtojë vetëbesimin e fëmijëve, thotë psikokogia.
“Fokusohuni në cilësitë e brendshme, si mirësia, ndershmëria dhe këmbëngulja, në vend të arritjeve të jashtme apo pamjes së jashtme”, këshillon ajo.
“Fëmijët duhet të ndihen të sigurt në shprehjen e personalitetit të tyre të vërtetë, pa frikë nga gjykimi. Një shtëpi që pranon dhe kupton ndjenjat e tyre u mundëson të zhvillojnë një imazh pozitiv për veten”, pohon psikologia.
Fëmijët që mendojnë se janë të aftë dhe i kontrollojnë vendimet e tyre shpesh kanë vetëbesim më të madh”, thekson psikologia. Është e rëndësishme t’u ofrohen mundësi atyre që të marrin vendime dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre në mënyrë që të zhvillojnë ndjenjën e kompetencës dhe pavarësisë.