E vetmja gjë që nuk duhet të bësh asnjëherë kur përdor kremin e syve

Kremi i syve është një hap i rëndësishëm për rutinën e bukurisë çdo ditë. Kjo, për shkak se lëkura nën sy është lëkura më e hollë e enët e gjakut aty janë më të dukshme. Kjo është edhe arsyeja pse kjo zonë delikate e fytyrës ka nevojë për trajtime specifike dhe krem të veçantë në vend të një hidratanti të thjeshtë. Por këtu ka diçka që nuk duhet ta bësh asnjëherë kur aplikon kremin e syve.

Përhapja e kremit në të gjithë zonën rreth e rrotull syve provokon rrudha. Ashtu siç nuk duhet ta aplikosh kremin në të gjithë fytyrën, po ashtu nuk duhet ta përdorësh edhe për sytë.

Këshilla që japin dermatologët është aplikimi i kremit me gishtin e unazës, në mënyrë që të prekësh vetëm pjesën poshtë syve dhe lëkurën delikate të tyre.

Fillo nga pjesa e brendshme dhe lëviz gishtin ngadalë në të gjithë zonën poshtë syrit.

Duke vepruar në këtë mënyrë, do të ndihmosh veten për ta ruajtur sa më të freskët dhe pa rrudha lëkurën rrotull syve.


Shtuar 10.07.2021 09:57

Tags: ,