E shëndetshme apo e rrezikshme? Çfarë ndodh nëse konsumoni shegë me stomakun bosh

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin.

Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor. Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia.Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.

Ky frut i parajsës lufton shenjat e depresionit sidomos tek gratë. Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen.Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.

Ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.
Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik.Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma.

Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.

Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës.
Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore.
Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.

Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.
Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer.

Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar.


Shtuar 11.01.2022 12:31