Arsyeja e çuditshme pse bideja nuk njihet e përdoret në shumë vende të botës!

Në shumë vende të botës, bideja në tualet konsiderohet armik i zakoneve të përditshme, sidomos për femrat prej të cilave përdoret edhe më shumë. Ne që i përdorim dhe i kemi në tualetet tona na duket e çuditshme por në shumë vende, bideja as që ekziston si fjalë a objekt!

Bidetë u shpikën e u përdorën së pari në Francë, mes shekullit XVII dhe XVIII. Përdorimi më masiv i tyre ishte në Versajë dhe ishte pikërisht kjo e fundit që shkaktoi edhe largimin e saj. Bideja u konsiderua si një objekt i domosdoshëm për vendet ku bëheshin takimet e fshehta të burrave me prostitutat e mandej në vende takimesh për marrëdhënie jo të hapura o të lejuara.

Franca i hoqi nga përdorimi pikërisht për këtë arsye sepse bidetë sillnin menjëherë në mendje prostituat!