A është shenja e Binjakëve shenja e tradhtarëve dhe e shefave ”të tmerrshëm”?

Të shkathët dhe me artikulim shumë të mirë, BINJAKËVE u pëlqen të marrin përgjegjësi dhe t’i çojnë deri në fund detyrat e tyre dhe janë jashtëzakonisht bindës në ato që thotë (sepse nëse një Binjak ka një mendim, nuk ka Zot që ta ndryshojë). Simboli i Binjakëve në zodiak qëndron për binjakët mitologjikë Castor dhe Pollux. Ata përfaqësojnë edhe dy anët e personalitetit.

Binjakët janë përherë rinorë. Shpirti i tyre nuk plaket kurrë dhe sjellja e tyre është plot jetë dhe kështu qëndron deri në fund. Ata janë gjithmonë në kërkim të diçkaje që t’u stimulojë mendjen dhe imagjinatën. Të njejtën gjë duan dhe në një marrëdhënie. Një njëri që t’ju gjallërojë mendjen dhe jetën, përndryshe do të largohen nga ai. Nëse mendja e tyre nuk është e lumtur, atëherë ata do të vazhdojnë rrugën e tyre. Këta persona ne shohin jetën si një vënd të pafund mundësish për të arritur atë që duan kështu që s’ do ndalojnë kurrë së luftuari për të arritur atë që duan. Ata besojnë në intelektin e tyre dhe e dinë që jo shumë njerëz i afrohen në këtë anë.

Edhe pse me plot të mira, këta persona janë hiperaktivë dhe shpesh të papërqendruar. Nëse do mundnin të ishin në dy vende njëkohësisht do e bënin. E kanë të pamundur të përqendrohen në një vend. Është e pamundur për ta të rrinë pa lëvizur. Mëndja e tyre bredh nga një skaj në tjetrin dhe ata do të dëshironin shumë që të njëjtën gjë të bënte edhe trupi i tyre.

Sipërfaqësorë, të paqëndrueshëm, të lënë në baltë, këto janë disa nga tiparet më negative të Binjakëve. Ata mund të jenë emocionalisht të cekët. Ata mund të përjetojnë emocione të forta, por problemi është që nuk i përjetojnë dot për një kohë të gjatë. Nëse ndjehen keq ata nuk do ta përjetojnë për një kohë të gjatë. Do e lënë situatën të kalojë, do mërziten pak kohë dhe pastaj do përshtaten me situatën. Ata nuk shohin arsye për t’ u qurravitur dhe nuk durojnë dot nëse të tjerët e bëjnë këtë. Emocionet mund të ndjehen, por me masë, në të kundërt janë problematike. Kështu mendojnë Binjakët, dhe as mos ju fut diskutimeve për të kundërshtuar sepse s’ ka justifikim.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet e dashurisë, Binjakët kanë një reputacion të tmerrshëm si tradhtarët e zodiakut. Është e vërtetë që janë shenjë sociale dhe ju pëlqen të flirtojnë, por shenja e diellit është vetëm një nga tiparet që ndikojnë në tradhti. Ata e dashurojnë që t’i vardisen “presë” së tyre. Do bëjnë të pamundurën që të fitojnë vëmendjen e objektit të tyre të pëlqimit. Shumë prej tyre në momentin që e arrijnë atë që duan largohen. Kot nuk e kanë namin që kanë. Ku ka gjë s’ është pa gjë dhe këtë s’ mund ta mohoni.
Kur vjen puna tek profesioni kjo shenjë është e prirur të jetë shkrimtare, gazetare ose mësues.

Janë magjistarë me fjalët kështu që nuk është çudi që të jenë skenaristë ose aktora humori. Binjakët shquhen për sens humori kështu që s’ është çudi që pjesa më e madhe e tyre janë shpirti i shoqërisë dhe i argëtojnë të gjithë. Ky është dhe një nga tiparet që bën për vete partnerët e tyre, sensi i tyre i shakasë. Ata do t’ iu bëjnë të qeshni dhe në momentet tuaja më të vështira, mos dyshoni asnjëherë për këtë aftësi që kanë. Kur vjen çështja tek puna, nëse keni një shef Binjak duhet të kuptoni që ata ndryshojnë mëndje 7 herë në ditë dhe pretendojnë që ju të mos vini asnjëherë në pikëpyetje veprimet e tyre sepse ata janë të pagabueshëm. Duhet ta kuptoni këtë gjë dhe ta pranoni. Shprehja: “ Po ti javën e kaluar the…” nuk bën punë me këtë shenjë./FORTUNA MAJOR


Shtuar 8.12.2021 14:56