Sezoni i çizmeve mbërriti! Me siguri jeni kurioze të dini se cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti. Nga çizmet tradicionale deri te gjuri, deri te çizmet kauboj, pistat Vjeshtë/Dimër 2021 sollën një sërë siluetash të këpucëve klasike.
Më poshtë, zbuloni tendencat më të mëdha të çizmeve për sezonin Vjeshtë/Dimër 2021.
Çizme të gjata lëkurë:
Silueta e relaksuar e këtyre çizmeve është e përkryer për ata që duan të përqafojnë estetikën e kohës së lirë këtë vjeshtë. Këto çizme me stil, por të rehatshme mund të zbukurojnë çdo veshje ‘casual’, pa na dhënë idenë se "bukuria dhemb".
Çizme kauboj:
Pavarësisht nëse janë prej lëkure, kamoshi, apo edhe argjend metalik, moda po përqafon frymën perëndimore me kthimin e çizmeve kauboj. Stili amerikan duket se po rikthehet fuqishëm këtë vit, veçanërisht në Met Gala-në e fundit.
Çizme klasike, por të guximshme deri te gjuri:
Çizmet deri te gjuri janë një element kryesor i vjeshtës dhe të gjithë duhet të kenë të paktën një palë. Për sezonin Vjeshtë/Dimër 2021, disa stilistë e zbukuruan këtë stil tradicional të çizmeve me dizajne të guximshme, duke përfshirë xixa, petale të printuara 3D etj. Një palë çizme deri te gjuri janë pa dyshim një investim që ia vlen të merret parasysh këtë sezon.
Çizme me platformë:
Çizmet me platformë jo vetëm që do ta çojnë pamjen tuaj në një tjetër nivel, por gjithashtu do t’ju ngrenë disa centimetra nga toka.
Çizme me shkëlqim:
Edhe pse çizmet neutrale priren të jenë dominuese për vjeshtën, pse të mos i shtoni pak ndriçim gardërobës suaj këtë sezon? Nga Louis Vuitton te Balenciaga, çizmet metalike ishin një nga tendencat më të mëdha të këpucëve që u panë në pasarelat Vjeshtë/Dimër 2021.