Zyrtare: Bojan Krkic tërhiqet nga futbolli

Bojan Krkic del në pension në moshën 32-vjeçare. Pas 16 vitesh karrierë në nivelet më të larta, ish-talenti i Barcelonës doli në një konferencë për shtyp në Camp Nou për të shpjeguar arsyet e vendimit të tij.

“Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Prania juaj këtu është shumë e rëndësishme për mua. Kam bërë audicionet për Barçën kur isha tetë vjeç dhe tani, pas kaq shumë eksperiencave dhe mësimeve të jetës, dua të njoftoj me krenari se faza ime si futbollist profesionist ka përfunduar. Jam shumë mirënjohës për gjithçka që kam kaluar. Jeta përbëhet nga fazat dhe ndjej se ka ardhur koha ime, njoftoj se kam vendosur t’i jap fund karrierës.

Ky vendim nuk erdhi për shkak të problemeve fizike. Kam pasur tre dëmtime, por jam rikuperuar gjithmonë. Arsyet janë ndjesitë dhe realiteti. Kam 12 vite që jam larguar nga shtëpia dhe përsa i përketë përvojës, jam i kënaqur. Ndjej se tani do të kem më shumë entuziazëm për të përballuar sfidat e reja”, shprehet Bojan Krkic.

Spanjolli largohet nga futbolli pasi ka luajtur 451 ndeshje zyrtare, të luajtura në shtatë vende të ndryshme s Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Holandë, Japoni dhe SHBA./Albeu.com/


Shtuar 23.03.2023 13:53