Zonja e Parë e Ukrainës e ashpër me Britaninë: Ndërsa ju numëroni qindarkat, ne numërojmë viktimat

Ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj, i tha zonja e parë e vendit për  BBC, ndërsa shtoi se britanikët “numërojnë qindarkat”, ukrainasit “numërojnë viktima”.

Olena Zelenska tha të dielën në një internistë me Laura Kuenssberg se, nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.

Në intervistë Zelenska u pyet se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë pjesërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit që ka pasur në gazin dhe naftën.

“E kuptoj se situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë Covid-19, që është akoma, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina. Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë, por vetëm se numërojmë viktimat tona,” tha ajo.

Komentet e zonjës së parë të Ukrainës pasojnë sugjerimin e kryeministrit Boris Johnson gjatë vizitës në Kiev muajin e kaluar se familjet në të gjithë Evropën do të duhet të durojnë krizën e kostos së jetesës./albeu.com


Shtuar 4.09.2022 08:07