Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga ambientet e SPAK-ut se nga dosja e djegësit të Tiranës janë zhdukur 130 mln euro, ndërsa sipas tij asnjë zyrtar i nivelit të lartë nuk është vënë në pranga.
Ai i bëri këto deklarata teksa ndodhej në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte paraqitur në zbatim të masës.
Të lidhura
None found
Pyetje: A mos patë ndonjë fletëthirrje ose ndonjë kërkesë tjetër për Kuvendin ndaj Belinda Ballukut?
Sali Berisha: Fletëthirrje po lëshonte Belinda. Tani firmosnin tek Belinda fletëthirrjet aty. Kështu që e gjeta të pushtuar komplet këtë institucion. Imagjinoni pak, rast për Gines. Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura, para të qytetarëve të Shqipërisë, taksapaguesve. Dhe janë gjithsej të akuzuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Dhe dy punonjës të thjeshtë, kaq janë. Paçka se Edi Rama ka firmosur me dorën e tij të zezë, dhënien e bonusit tetë pikë kompanisë e cila u krijua tetë muaj më vonë mbasi mori bonusin. E shpalli fituese kompaninë, e cila u themelua dy ditë pasi u shpall fituese. Kurse Erion, Lali Vjedhësi, që kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet së bashku me Lubi Ballukun, bëjnë luftë kundër njëri-tjetrit, Lubia e përcolli Lali Vjedhësin dhe vetë tani firmos urdhër-arrestet nga Skapi i partisë. Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit. Përveç kësaj, siç e shihni ju, a ka dëshmi më flagrante të përkatësisë partiake të këtij institucioni, i cili mban të fshehtë emra. Ose si Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, të cilët përfliten se janë në dosjen Aruba dhe dalin emrat e trafikantëve, dalin emrat e biznesmenëve të dërguar në Aruba me porositë e qeverisë, por jo të qeveritarëve sepse kjo do të ishte dëshmia absolute e narkoshtetit shqiptar. Ka gjë më të turpshme, ka gjë më të papërgjegjshme se kjo?
Berisha tha se duhet t’u kërkohet llogari shqiptarëve përse nuk bëhen publike emrat e qeveritarëve që, sipas tij, kanë shkuar te trafikantët e drogës. Sipas tij, ata që fshehin identitetin e tyre janë më keq se vetë personat e përmendur, ndërsa mes emrave kryesorë përmendi Altin Dumanin, duke deklaruar se ai ka dosjen.
