Zjarri në tunelin e Kalimashit, 220 hektarë tokë është shkrumbuar. Rreziku vazhdon

Mbi 220 hektarë tokë janë shkrubmuar në zonën rreth tunelit të Kalimashit.

Zjarri vazhdon ende atje duke vënë në rrezik banesat pranë fshatit Shëmri dhe Malzi.

Lajmin e bëri të ditur prefekti i Kukësit Zenel Kuçana, ku përmes një deklarate zbuloi detaje nga operacioni i mbrëmshëm në luftën me flakët mbi tunelin e Kalimashit ndërsa sot sipas tij, forcat janë vendosur sot në Malzi për shuarjen e flakëve atje.

Ai siguroi që në një asnjë moment nuk është ndërprerë lëvizja e makinave në tunelin e Kalimashit.

Deri në 03:00 të mëngjesit vijoi puna, ndërsa sot në mëngjes nisi puna në njësinë administrative Malzi, në lakun e thive, lakun e qershive. Një helikopter deri tani ka bërë 9 rrugë dhe zjarri u vu nën kontrol. 66 efektivë e 9 zjarrfikëse janë future në operacion në Malzi. Shumë shpejt zjarret do vihen nën kontroll”, deklaroi prefekti.


Shtuar 10.08.2021 12:27