Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e 26 marsit, ku në Komisariatin e Policisë së Kamzës ra zjarr dhe për pasojë humbi jetën i paraburgosuri Arben Mici, 26 vjeç, i cili ishte ndaluar atë ditë nga policia.
Mësohet se punonjësi i policisë Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa i plagosuri tjetër Dilaver Idrizi është shprehur se është nxjerre nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Boja ,përgjegjësi i dhomave te izolimit.
Ditën e ngjarjes të shoqëruar kanë qene edhe dy të tjerë, që janë nxjerre nga efektivë të tjerë.
Hetimet vijojnë nga AMP, prokuroria e Tiranës dhe një ekspert i jashtëm zjarrfikës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë në orën 20: 53 dhe rreth 30 minuta me pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.
Fillimisht dy efektivet kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur kanë telefonuar forcat zjarrfikëse.