Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në takimin me kryebashkiakët ka bërë thirrje për bashkëpunim mes bashkish në raste zjarri. Ai u drejtua drejtuesve vendorë duke u thënë se urgjentisht duhet të krijojnë në çdo fshat grupe vullnetarësh me nga 5 veta për të qenë në gatishmëri në rast zjarresh.
“Beteja e fundit që po mbyllet me sukses është në Dropull, Finiq, ku zjarri ka prekur zona të mbrojtura, por është bërë një punë shumë e madhe dhe tani zjarri është nën kontroll. Vatrat më kritike gjatë këtij Sazani, ka qenë Sazani, Oroshi I Mirditës, Mali I çikës, Dropulli dhe Shetaj në Durrës. Ha eksperienca ime, diferencën e bëjnë vetëm bashkitë. Një bashki që organizohet mirë dhe merr komandën e aksionit, puna ecën mirë. Ne nuk kursehemi, është angazhuar një ushtri e tërë në fikjen e zjarrit. Ne jemi në procesin e anëtarësimit në BE dhe ne po përfitojmë për të marrë ndihmë nga shtetet e tjera. Përmes mekanizmit të mbrojtjes, po e përdorim me shkathtësi. Kemi mjete, por janë të limituar. As mjetet e vetme ajrore nuk e zgjidhin vetëm, por vetëm me organizim. Çdo metër katror i Shqipërisë e ka nën administrim një fshat, më pas bashkia. Baza ligjore për vullnetarët është e miratur. Urgjentisht në çdo fshat, ngrini grupe me 5 vullnetarë. Çdo bashki duhet të ketë drejtori të emergjencave civile”, tha Peleshi.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/412384027619994