Zjarr pranë banesave në Tenë të Rrëshenit, evakuohen 4 familje

Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Tenë, pranë Rrëshenit.

Flakët janë shtrirë në zona pyjore dhe sipërfaqe të mbuluara me bimësi, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë re të dendura tymi mbi terrenin malor.

Të lidhura

None found

Rreziku i krijuar nga përhapja e zjarrit ka detyruar evakuimin e 4 familjeve nga zona.

Vatra mbetet aktive, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për sipërfaqen e djegur dhe as për shkakun e zjarrit.


Shtuar më 21.08.2026 16:20