Një tjetër zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë këtë radhë mbi shkollën tregtare pranë lagjes së Ujit të ftohtë. Po digjen shkurre dhe pemë të zonës.
Mendohet se zjarri i cili është vendosur për mbeturinat ka djegur edhe shkurre e peme ne zone. Nuk rrezikohen banesat ndërsa ne vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, ka rënë zjarr në një faqe kodre dhe si pasojë janë djegur bimësi shkurre.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com