Zjarr në një treg rrobash të përdorura në Fier (VIDEO)

Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të përdorura në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas të dhënave në vendngjarje, shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike. I gjithë tregu është i mbuluar nga llamarina, të cilat në kohë temperaturash të larta nxehen. Në kontakt me to kanë qenë telat e ndriçimit të ndërtesës, të cilat kanë shkaktuar edhe ndonjë shkëndijë elektrike.

Shuarja e zjarrit brenda një kohë të shkurtër ka bërë që edhe demi i shkaktuar prej tij të jetë i papërfillshëm.

Rënia e zjarrit në këtë pikë tregtare rrobash të përdorura, ka vënë në rrezik ndërtesat përreth, të cilat janë që të gjitha të banuara dhe pothuajse ngjitur me këtë treg. Për shuarjen e zjarrit, janë përdorur dy zjarrfikëse Shërbimit Zjarrfikës.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com