Një zjarr ka përfshirë një hotel në Vranisht të Devollit. Sipas burimeve bëhet me dije se ka dëme të shumta materiale, fatmirësisht ska dëme në njerëz.
Zjarrfikësit e Devollit me ndihmë dhe nga Korça, janë munduar për shuarjen e zjarrit. Shkaku nuk dihet ende.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.