Një banesë dy katëshe ka marrë flakë në Gjirokastër, raporton albeu.com.
Mësohet se banesa, e vendosur në lagjen Manalat është në pronësi të fisit Kokalari dhe prej kohësh rezulton e braktisur.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./albeu.com