Zinedine Zidane mbush sot 50 vjeç dhe jep një intervistë të gjatë për gazetën franceze “L’Equipe” ku ndër të tjera i rikthehet episodit me Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006.
“Materazzi e ka shprehur disa herë në media se nuk ka fyer nënën time dhe kjo është e vërtetë, por ai kurrë nuk ka treguar të vërtetën. Ai më ofendoi motrën time, këto janë fjalë që të mërzitin. Në një ndeshje futbolli, ne shpesh shajmë njëri-tjetrin, por ti nuk reagon.
Ai filloi duke folur për motrën time dhe e ofendoi, unë nuk durova dot më dhe e godita me kokë”, është shprehur Zidane./ h.ll/albeu.com